Telegrafi

Eurosport: Shaqiri dhe Xhaka mund të largohen

“Eurosport” ka bërë një tekst të veçantë për pranimin e Kosovës në FIFA.

Kjo pasi që përtej dhënies së kryelajmit, më poshtë theksohet që Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka mund të ndërrojnë përfaqësuese. “Serbia dhe Zvicra kishin dalë kundër pranimit të Kosovës.

Tashmë zviceranët kanë frikë largimin e shumë yjeve të tyre që janë kosovarë, si Granit Xhaka apo Xherdan Shaqiri”, ka shkruar “Eurosport”.

Frikë për largimin e yjeve ka shfaqur sonte edhe gazeta e njohur zvicerane, “Blick”.