Site icon Telegrafi

Eurosport përjashtoi një komentator nga Lojërat Olimpike për shkak të deklaratës së tij për gratë

Televizioni Eurosport, konkretisht versioni i tij britanik, ka vendosur të heqë Bob Ballard nga ekipi i komentuesve në Lojërat Olimpike në Paris.

Ballardit i kushtoi shtrenjtë një shaka e pakripur për femrat, konkretisht notarët australiane, teksa komentonte transmetimin e ceremonisë së tyre të medaljeve.

Ndërsa priste që Mollie O’Callaghan nga Australia, Shayna Jack, Emma McKeon dhe Meg Harris, të cilat fituan medaljen e artë në stafetën 4×100, të dilnin në skenë për të marrë medaljet e tyre, Ballard tha: “Këtu. Gratë sapo kanë përfunduar. E dini çfarë femrat janë si të … varur, grimuara…”.

Komenti u konsiderua seksist dhe Eurosport shpejt lëshoi ​​një deklaratë duke kërkuar falje sepse “Bob Ballard bëri një koment të papërshtatshëm”.

Menjëherë televizioni gjigant botërorë ka larguar komentatorin e tyre.

“Për shkak të një komenti të papërshtatshëm, Bob Ballard është hequr nga ekipi ynë i komentatorëve. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, tha Eurosport.

Ndërkohë komentatori Ballard ende nuk e ka komentuar publikisht deklaratën e tij.

Gjithsesi vendimi nga Eurosport është përshëndetur në rrjetet sociale nga të gjithë. /Telegrafi/

Exit mobile version