Linda Halimi ka përfaqësuar Shqipërinë me këngën ‘World’ në festivalin evropian të muzikës ‘Eurovision’.
Me këtë rast si çdo garuese tjetër, këngëtarja shqiptare i është përgjigjur disa pyetjeve të festivalit.
Qëllimi i pyetjeve ka qenë për të njohur më tepër Lindën, jashtë kornizave të këngëtares.
Se si u përgjigj në pyetjet rreth ushqimit, kafshës, frymëzimit dhe shumë pyetje tjera, shikoni videon e mëposhtme. /Telegrafi/
Eurosong: Cila është gjëja më e mirë e të qenit në Eurovision?
Halimi: Është krijimi i shoqërisë me vende të tjera të Evropës.
Eurosong: Cilin shtet të botës dëshironi ta vizitoni?
Halimi: Kinën.
Eurosong: Kafsha juaj e preferuar?
Halimi: Macja.
Eurosong: Ushqimi juaj i preferuar?
Halimi: Vezët.
Eurosong: Kush ju frymëzon?
Halimi: Mariah Carey.
Eurosong: Zhanri i preferuar dhe filmi më i pëlqyer?
Halimi: Filmat horror – “The Ring”.
Eurosong: Veshja e preferuar?
Halimi: Veshje sportive.
Eurosong: Çka bëni kur jeni vetëm në shtëpi?
Halimi: Bëj ushtrime.
Eurosong: Festa e preferuar?
Halimi: Viti i Ri.
Eurosong: Çka keni mësuar nga përvoja si këngëtare?
Halimi: Gjithçka është lidhja me audiencën dhe t’i bësh të ndjejnë atë që ndjen ti për momentin. /Telegrafi/