Nxënësit e shkollave të mesme nga Maqedonia, Luksemburgu dhe Lihtenshtajni në përqindje më të madhe në evropë mësojnë të paktën dy gjuhë të huaja gjatë shkollimit të tyre, njofton MIA.
Këtë e treguan të dhënat që sot i publikoi zyra evropiane për statistikë (Eurosat), sipas së cilës 100% e nxënësve në vitin e parë dhe të dytë në shkollat e mesme të Maqedonisë, mësojnë të paktën një gjuhë të huaj, ndërsa 99,6% e tyre mësojnë të paktën dy gjuhë të huaja gjatë shkollimit të tyre katërvjeçar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Eurosat bën të ditur se gjuha e parë e huaj që qytetarët e Maqedonisë e mësojnë në shkollat e mesme është gjuha angleze, ndërsa gjuha gjermane është gjuha e dytë e huaj, gjegjësisht e mësojnë 49,2% prej tyre.
Hungaria me vetëm 6% e nxënësve të shkollave të mesme dhe Bullgaria me vetëm 16% kanë përqindje më të vogël të të rinjve në shkollat e mesme që mësojnë gjuhë të dytë të huaj./Telegrafi/