Ditë më parë i ashtuquajturi Shteti Islamik ka dërguar një kërcënim për Ballkanin, duke thënë, se do të kthehen për të sulmuar.
Në lidhje me kërcënimin të gjitha shtete e Ballkanit Perëndimor thanë se do të jenë më të përgatitur që një gjë e tillë të mos ndodh, shkruan lajmi.net.
Ekspertët e sigurisë në vend, thanë se në Kosovë ekziston rrezik i nivelit të njëjtë, por jo më shumë nga ky kërcënim, shkruan lajmi.net.
Sipas Sputnik, shanset më të mëdha për sulm terroristë këto ditë i ka Kroacia.
Mirëpo, në një raport të rregullt vjetor të EUROPOL-it, ndër të tjera, paralajmërohet se xhihadistët kanë kampet e trajnimit në Ballkan, si dhe në vendet islamike ka luftëtarët më të larta nga Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Pra sipas raportit në fjalë, vendet e lartë përmendura kanë gjasë të përfshihen shumë më shpejt nga sulmet terroriste, që mund të jenë të papritura siç edhe ndodhin