Agjencia ligjzbatuese e Bashkimit Evropian, Europol ka dhënë alarmin se shteti islamik po përgatitet për një valë të re sulmesh në Europë.
Dronet me eksploziv dhe femrat xhihadiste, pritet të jenë mënyrat se si po përgatitet ISIS, të sulmojë Evropë.
Këto informacione u bënë të ditura në një raport që përmbledh tendencat që nga viti 2016 dhe që u publikua të ditën e enjte, nga Europol, transmeton tch.
Arrestimet për aktivitete të xhihadit, raportohet se janë rritur vitin e kaluar, ashtu si në tre vitet e fundit radhazi. Kështu, nga 395 të arrestuar në 2014-ën, numri ka shkuar në 718, në vitin 2016.