Telegrafi

European College of Kosovo mbyll vitin 2018 me 240 persona të punësuar

Mobile

Edhe përkundër faktit se në Kosovë, papunësia është në nivel të lartë është një institucion i cili po sfidon fuqishëm këtë dukuri në vendin tonë. Bëhet fjalë për European College of Kosovo, institucion i cili po përmbyll vitin 2018 me mbi 240 persona të punësuar në kompani ose të angazhuar në punë praktike me pagesë.

Sekreti i suksesit tek European College of Kosovo qëndron prapa orientimit në programet profesionale dhe fushës së trajnimeve përmes të cilave ofrohet një përgatitje profesionale & praktike për kandidatët si dhe ndërmjetësimi në punësim. Ofrimi i trajnimeve praktike, të shkurta dhe nga ekspertë të fushave dhe bashkëpunimi me kompanitë vendore padyshim se ka ndikuar në ngritjen e vetëdijesimit të të rinjve mbi mundësitë e punësimit por edhe ofrimit të hapësirës tek të rinjtë.

Lansimi i EU Training card si një nga idetë më inovative në vend, ka ofruar shpresë tek të rinjtë për zhvillim profesional, ngritjen e shkathtësive të reja si dhe ofrimin e mundësive për punësim. EU Training Card ju ofron 30 trajnime profesionale, kurse të gjuhës angleze dhe gjermane dhe oferta pune në kompani të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. Çfarë e bën të dallohet nga çdo program tjetër në vend është fakti se EU Training card ka mbi 1,450 orë trajnimi në një vit për vetëm 35 euro/muaji dhe mundësi pagese deri në 12 këste.

Pas realizimit me sukses të projektit “Rritja e qasjes së të rinjve në punësim” i përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë & Sportit ku u punësuan për punë praktike & trajnim në punë me pagesë 200 persona, European College of Kosovo vazhdon të sfidoj papunësinë duke punësuar kandidatët që janë pjesë e trajnimeve në kompani të ndryshme vendore.

Për më shumë informata lidhur me trajnimet & ofertat e punës ju rekomandojmë që të vizitoni linkun goo.gl/sTLWBW ose kontaktoni 038 22 28 28.

Artikull i sponsorizuar