Grupi social-demokrat i Parlamentit Evropian, i kryesuar nga euro-deputetja, Tanja Fajon, ka përshëndetur pjesmarrjen e presidentit Hashim Thaçi, në marshin e organizuar sot në Prishtinë, kundër Homofobisë.
Në një komunikatë për media të këtij grupi parlamentar, thuhet pjesëmarrja e presidentit Thaçi në marshin me rastin e Ditës Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë sot në Prishtinë, paraqet një angazhim të qartë të autoriteteve kosovare që do të vazhdojnë punën për t’i dhënë fund diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.
Në marsh kanë marrë pjesë edhe ambasadorët e SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, Greg Delawie, dhe Ruairi O’Connell.