Telegrafi

Europa, nivel rekord papunësie

Lajmi vjen nga zyrat europiane të statistikave, Eurostat sipas së cilës niveli i papunësisë arriti në 9.7 përqind në muajin shtator që përkthehet në mbi 22 milionë të papunë, 15 milionë prej të cilëve vetëm në zonën e Euros.

Të dhënat aspak ngushëlluese konfirmohen edhe nga kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar Domenik Straus Kahn, i cili tha se bota gjendet përballë 12 muajve të tjerë të rritjes së papunësisë.

Duhet të përpilojmë një strategji të fortë që të dalim nga kjo krizë kërkoi numri një i FMN, por sipas tij kjo strategji duhet të implementohet në momentin kur të arrihet pika më e lartë e papunësisë.

Këshilla e Straus Khan nuk është aspak ngushëlluese ndërsa miliona njerëz presin me padurim fundin e epokës më të errrët financiare që nga Lufta e Dytë Botërore.