Telegrafi

Europa Legue: Genoa fillon me fitore

Mesfushori Alberto Zapater shënoi pas më pak se katër minutash lojë, ndërsa rezultatin për Genoan e vulosi sulmuesi italian Giuseppe Sculli që në pjesën e parë të takimit (39’).

Takimi tjetër i grupit B, gjatë të cilit Valencia ishte mysafir i francezëve të Lille, është mbyllur me barazim 1-1. Golin për mysafirët spanjollë e shënoi Juan Mata në minutën e 78-të të lojës, por vendasit barazuan pas tetë minutash tjera me anë të sulmuesit nga Bregu i Fildishtë, Gervinho.