Telegrafi

Europa League: Roma mposhtet në takimin e parë

Zviceranët kaluan në epërsi pas 11 minutash lojë me golin e mesfushorit portugez Carlitos. Pas vetëm disa çastesh pasi u inkuadrua, sulmuesi argjentinas Federico Almerares, vulosi rezultatin, tre minuta para fundit të kohës së rregullt të takimit.

Për Baselin disa minuta të fundit i luajti edhe mbrojtësi nga Kosova, Beg Ferrati, derisa në stol qëndroi kosovari tjetër, mesfushori Xherdan Shaqiri.

Në ndeshjen tjetër të grupit E, bullgarët e CSKA Sofia kanë nxjerrë një barazim 1-1 përballë anglezëve të Fulham.