Site icon Telegrafi

Euronews: Maqedonia, e komplikuar!

Në një artikull për agjencinë e lajmeve ”euronews”, gazetarja italiane Irene Dominioni konsideron se Maqedonia është në një situatë të komplikuar.

Sipas saj, çështja e emrit është argumentuar me dekaeda dhe ka ndikuar në jetën e qindra mijëra njerëzve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gazetarja citon kryeministrin Zoran Zaev të ketë thënë që Maqedonia nuk e ka ekskluzivitetin e trashëgimisë së Lekës së Madh dhe se historia nuk u takon vetëm atyre.

Në analizëm e saj, Dominioni konsideron se bisedimet e fundit kanë shfaqur shenja jete rreth çështjes së emrit, që sipas saj ka bllokuar rreth dy milionë njerëz jashtë Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Dominioni konsideron se çështja e Lekës së Madh është pretenduar me agresivitet nga qeverisja e mëparshme e Nikolla Gruevskit, dhe se librat shkollore ishin ndryshuar për të shpikur një lidhje ndërmjet perandorisë antike dhe Republikës moderne, duke ngritur edhe statuja në vende publike.

Në analizën e saj, gazetarja italiane tregon se një diplomat nga Maqedonia i ka thënë agjencisë ”euronews” se termet Maqedonia e Epërme, Maqedonia Veriore, apo edhe Maqedonia e re, janë vetëm shpekulime mediatike.

Në lidhje me bisedimet për këtë çështje, Diminioni citon Drejtorin e Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave, David Phillips, të ketë thënë se çështja e emrit do të zgjidhet dhe duhet të jetë një situatë ”win-win”, pra të dy palët të jenë fituese, edhe Shkupi edhe Athina. Analizën e plotë e gjeni në këtë vegëz./Telegrafi/

Exit mobile version