Telegrafi

Euronews: Kelmendi shkëlqen në Gjermani

Kanali i njohur informativ ka bërë një artikull, të cilit ia ka bashkëngjitur një video në faqen e vet të internetit, mbi suksesin e krenarisë së sportit shqiptar.

Euronews raporton se Majlinda ishte e pandalshme në podium duke mposhtur me një ‘waza-ari’ klinik kundërshtaren e saj rumune, Andreea Chitu.

Medaljet e bronzta u takuan gjermanes, Mareen Kraeh dhe japonezes, Nodoka Tanimoto. /Telegrafi/