Telegrafi

Euromoney: Raiffeisen Bank më e mira në Shqipëri

Banka u ble nga “Raiffeisen International” në vitin 2004 dhe është banka më e madhe në Shqipëri me një bilanc total prej afro 2 miliardë euro.

“Euromoney”, thotë se në vitin 2009 “Raiffeisen Bank” forcoi pozicionin e saj të liderit në treg nëpërmjet një kombinimi të rritjes organike dhe shkurtimit të kostove.

Sipas, drejtorit ekzekutiv të “Raiffeisen Bank” në Shqipëri, Oliver Whittle, banka ka treguar rritje gjatë vitit 2009 pavarësisht krizës ekonomike dhe vazhdon të jetë në vend të parë në të gjithë treguesit kryesorë të performancës.

“Euromoney” nderoi gjithashtu me çmime edhe dy banka të tjera të rrjetit “Raiffeisen, Raiffeisen Zentralbank Osterreich AG” si ‘banka më e mirë’ në Austri dhe “Raiffeisen Bank Aval” si ‘banka më e mirë’ në Ukrainë. /Telegrafi/