Telegrafi

Euromoney: ProCredit Bank, banka më e mirë në Kosovë

Çmimet e Euromoney janë çmimet më prestigjioze në industrinë bankare globale të cilat u jepen institucioneve të cilat demonstrojnë një udhëheqje të shquar, ide dhe praktika të reja si dhe rezultate të larta financiare.

Çmimi i dhënë nga Euromoney është vlerësuar lartë nga Bordi Menaxhues i ProCredit Bank.

“Ne jemi shumë krenarë që në vitin e dhjetë të operimit tonë në Kosovë, banka jonë është vlerësuar si banka më e mirë në Kosovë nga ‘Euromoney’, revista mbi tregjet financiare kryesore në botë. Ne e shohim këtë çmim si një motivim shtesë për të vazhduar ndërtimin e një institucioni solid, i cili kontribuon në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Banka jonë është një shembull i qartë që një institucion me një vizion të fuqishëm zhvillimor në të njëjtën kohë mund të jetë edhe shumë i suksesshëm komercialisht “ ka thënë drejtori gjeneral i ProCredit Bankës, Philip Sigwart.