Telegrafi

Euroleague: Olympiacos dhe Barcelona takohen në finale

Grekët patën vështirësi përballë Partizanit të Beogradit pasi kishin nevojë për kohën shtesë për të fituar 83-80 ndaj ekipit serb.

Në gjysmëfinalen tjetër, Barcelona bëri një paraqitje të fuqishme në mbrojtje për të mposhtur CSKA Moskën me rezultat 64-54.

Katalanasit kishin humbur dy herë nga ekipi rus në gjysmëfinale në vitet e fundit (2006 dhe 2009) por këtë herë arritën të shkojnë në finale të garës më të madhe evropiane për të parën herë që nga vitit 2003, kur e fituan trofeun në vendin e tyre. /Telegrafi/