Telegrafi

Eurokremi nga Serbia prodhohet nga mbeturinat

Në një apartament në Rumë të Mitrovicës së Sremit janë gjetur 500 kg të një mase të trashë që ka pamjen e euro-kremit.

Në të njëjtin vend janë gjetur edhe rreth 100 kuti plastike të mbushura me këtë masë si dhe qindra ambalazh të kompanisë “SwissLion” që e ka blerë fabrikën e Takovos që ndër të tjera prodhon edhe euro-krem i cili shitet shumë në Kosovë.

Mediat serbe janë munduar ta zbusin skandalin duke thënë se ky produkt që është bërë nga mbeturinat pa e sqaruar se për çfarë mbeturina bëhet fjalë është shitur ilegalisht vetëm në tregun e këtij qyteti. /Indeksonline/Telegrafi/