Site icon Telegrafi

Eurogoma kampionati i autosporteve vazhdon në Prevallë

Ka kohë që federata e Autosporteve në Kosovë në bashkëpunim me Eurogoma SHPK kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në bazë të të cilës, kampionati do të titullohet “Eurogoma”, Kampionati i Autosportit në Kosovë.

Të gjithë adhuruesit e autosportit janë bashkuar për të bërë te mundur që ky kampionat të shkoje më së miri. Në kalendarin e garave janë përfshirë gara malore dhe sllalom në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj, Gjakovë, Pejë si dhe në Krujë, Shqipëri.

Pas inkuadrimit të kompanisë Eurogoma prej vitit 2013, është vlerësuar dhe konstatuar se ka patur rezultate shumë pozitive. Për këtë për vitin 2014 Eurogoma ka mundësuar mbeshtetje më të gjerë në mjete financiare dhe burime njerëzore. Mbeshtetja financiare do të mbulojë organizimin e të gjithë garave të parashikuara. Për të ndihmuar dhe lehtësuar shpenzimet financiare për klubet pjesëmarrese ka mundësuar goma sportive TOYO PXR 888 me çmime furnizuese.

Të shumta do të jenë çmimet për fituesit, ndër to edhe 5 sete të gomave sportive TOYO PXR 888 për 5 kategoritë fituese të kampionatit “Eurogoma” kampionati i autosportit të Kosovës. Për këtë
kampionat Eurogoma, Federata e Autosportit si dhe të gjitha klubet sportive kanë punuar shumë gjatë kohës së pushimit.

Janë organizuar trajnime për sigurine e piloteve dhe garave në këto pjesëmarrje. Gjithashtu jane zhvilluar edhe shume takime e aktivitete duke lobuar kështu për njohjen dhe futjen e FASK në Institucionet Ndërkombetare (FIA). /Telegrafi/

Exit mobile version