Telegrafi

EuroGoma dhe Pirelli me programin më të mirë për ty

Eurogoma dhe Pirelli me programin më të mirë për ty

Eurogoma me Pirelli kanë krijuar programin e tyre Tyre Life.

Blej katër goma Pirelli (përveç gomave Run-Flat dhe për kamiona të lehtë) në cilëndo pikë të Eurogomës dhe  bëhu pjesë e programit Tyrelife

Ky program aplikohet vetëm për vetura personale ose persona juridik.

Veturat për përdorimin publik ku nënkuptohen veturat taksi, janë të përjashtuara nga ky promocion.

Pikat  e Eurogomës në të cilat bëheni pjesë e programit bëjnë ndërrimin e gomave të njëjtit lloj dhe dimension në rastet kur goma e përdorur nuk mund të rregullohet pas dëmtimeve të shkaktuara:

— Nga shpuarja

— Goditjes së trotuarit

— Zjarri apo ndonjë pengesë tjetër

Garancioni i prodhuesit dhe pikës së Eurogomës mbeten në fuqi në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Zëvendësimi mund të kërkohet në afat dhe në përputhje me kushtet e përcaktuara më poshtë:

Brenda 12 muajve nga data e blerjes, goma e dëmtuar do të zëvendësohet me gomë të të njëjtit lloj dhe dimenzion.

Ndërrimi falas i gomave i nënshtrohet kushteve vijuese:

—Nëse dëmtimi i gomës nuk është shkaktuar qëllimisht.

—Profili i mbetur i gomës duhet të jetë më i madh se 1,6mm; të përdoret si duhet, në përputhje me rregullat dhe specifikimet teknike  të përcaktuara nga Pirelli dhe Eurogoma.

—Blerësi dorëzon gomën në pikën e Eurogomës

—Tyrelife dhe miraton lënien e saj në përputhje me legjislacionin në fuqi.

—Kartela Tyrelife nuk i jepet palëve të treta dhe jepet në shqyrtim gjatë kontrollit apo zëvendësimit.

—Fatura me të cilën dëshmohet blerja e gomës duhet të ruhet dhe të jepet në shqyrtim në momentin e zëvendësimit.

—Mundësia e zëvendësimit të gomës falas është në dispozicion për njërën nga 4 gomat që ka blerë blerësi përfundimtar.

Pas blerjes të gomave në vendin e shitjes e cila merr pjesë në programin Tyrelife, nga blerësi përfundimtar do të kërkohet email adresa ose numri i telefonit (për të qenë në gjendje të pranoj njoftime për kontrollin falas),poashtu blerësi do të plotësoj formularin Pirelli dhe ta nënshkruaj miratimin për përdorimin e të dhënave dhe atëherë do ti jipet kartela Tyrelife.

Artikull i sponsoruar