Nuk përjashtohet mundësia që liderët e BE-së të përpiqen të diskutojnë për Maqedoninë e Veriut me Kryeministrin Bullgar Boyko Borissov në Samitin e BE-së, i cili do të mbahet nesër dhe pasnesër, thanë për AIM-n burime të larta diplomatike në Bruksel.
Pas bllokadës së Bullgarisë dje për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe me Shkupin, Ministri gjerman Michael Roth tha se vendi i tij, i cila udhëheq me presidencën BE-së deri në fund të vitit, nuk do të heqë dorë konsensusi mbi kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut.
Nesër dhe pasnesër, krerët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit do të takohen në Bruksel për samitin tradicional përfundimtar të vitit. Sipas korrespodentit të AIM-s nga Brukseli, përkundër epidemisë me Covid-19, ky takim do të jetë fizik, me çka mundëson më shumë kontakte joformale dhe bilaterale.
“Takimet fizike të liderëve janë gjithmonë një mundësi për shkëmbim mendimesh, kështu që një shkëmbim mbi këtë temë është i mundur dhe i realizueshëm, por unë nuk mund të flas për të gjitha delegacionet”, tha për AIM-n burimet e larta diplomatik nga Këshilli i BE-së./Telegrafi/