Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të vendosin interesin e shtetit para interesave të partisë.
Kjo thirrje e eurodeputetes Cramon vjen pas deklaratës së ambasadorit gjerman, Jorn Rohde për zgjedhjen e presidentit, ku tha se nuk mund ta imagjinon mbajtjen e zgjedhjeve të reja në mes të pandemisë.
Von Cramon përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se kjo është edhe shpresa e saj, duke shpërndarë deklaratën e ambasadorit gjerman.
“Kjo është edhe shpresa ime. Sigurohuni që të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës të vendosin interesat e shtetit në rend të parë, para interesave të një partie”, ka shkruar Cramon. /Telegrafi/
That‘s also my hope. Please make sure that everyone in the National Assembly of Kosovo puts the country’s interest first and not the own or the party‘s one. https://t.co/YnevCD83T5
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) March 31, 2021