Eurodeputeti sllovak ishte në qendër të vëmendjes kur nga çanta nxori një pëllumb të cilin e lëshoi në Parlamentin Evropian, në atë që ai ta se ishte gjest i paqes botërore.
Për habinë e eurodeputetëve të pranishëm në Strasburg të mërkurën, Miroslav Radačovský, kreu i partisë së djathtë sllovake Patriot, nxori nga çanta e tij pëllumbin dhe lëshoi e pëllumb në sallë, transmeton Telegrafi.
Ai tha se i dëshiron paqe “të gjithë botës, rusëve dhe ukrainasve”.
“Unë do të doja ta liroj këtë pëllumb si një simbol të paqes, për të simbolizuar se Evropa ka nevojë për paqe. Le ta lëmë këtë pëllumb të na bashkojë të gjithëve”, shtoi eurodeputeti sllovak.
Megjithatë, në vend që t’i bashkonte të pranishmit, gjesti i tij u duk se tmerroi disa nga ta pranishmit.
Caroline Roose, eurodeputete franceze e të Gjelbërve, tha se Radačovský përdori një kafshë të gjallë për të shprehur një pikë politike në kundërshtim me rregullat e parlamentit.
“Ai përdori një kafshë, të fshehur në çantën e tij si një objekt i thjeshtë, vetëm për të bërë një deklaratë paqeje sot. Çfarë do të bëni për ta kthyer këtë kafshë, zotëri? Ku është mirëqenia e kafshëve në gjestin e këtij folësi? Unë e shoh këtë absolutisht të papranueshme”, tha Roose.
Derisa pëllumbi fluturonte nëpër sallë, kolegët e pyetën sllovakun nëse mund edhe ta kapë. /Telegrafi/