Telegrafi

Eurodeputeti Terras: Serbia mund ta sulmojë Kosovën

Deputeti i Parlamentit Evropian, Riho Terras, tha se Serbia mund ta sulmojë Kosovën. Këtë e bëri të ditur përmes një statusi në Twitter të dielën mbrëma, derisa zhvillimet ne veri të Kosovës i quajti shqetësuese.

“Raportimet nga Kosova janë shumë shqetësuese. Serbia po mëson nga vëllai i madh (Vladimir Putin) dhe mund ta sulmojë Kosovën. Ne duhet të qëndrojmë të fortë brenda në NATO”, ka shkruar ai, transmeton Telegrafi.

Kosova ka mbyllur vendkalimet kufitare me Serbinë përkatësisht atë në Bërnjak dhe Jarinë për shkak të bllokimit të rrugëve me barrikada nga qytetarët lokalë serbë në veri.

Ata janë shprehur të pakënaqur me masat e paralajmëruara të reciprocitetit. /Telegrafi/