Telegrafi

Eurodeputeti Reuten, KE-së: Vuçiq përdor BE-në si bankomat e refuzon të nënshkruaj marrëveshje

Eurodeputeti holandez i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, i ka dërguar një pyetje Komisionit Evropian (KE) për të shpjeguar politikën e pakuptueshme të Serbisë.

Reuten thekson se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është duke e shfrytëzuar BE-në si një bankomat në të cilën merr para dhe në fund refuzon nënshkrimin e marrëveshjeve.

“Sot e pyeta Komisionin Evropianin, për të shpjeguar politikën e saj të pakuptueshme të Serbisë. Vuçiq përdor Bashkimin Evropian si bankomat të tij, pastaj kthehet dhe refuzon të nënshkruajë marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja me Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai.

“Ndaloni këtë financim vetëshkatërrues të obstruksionizmit të Vuçiqit”, shkruan eurodeputeti.

Ndryshe, Vuçiq kishte deklaruar se nuk do ta lejojë në asnjë formë anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Kjo deklaratë kishte ardhur dy ditë pas takimit të 27 shkurtit ku palët ishin pajtuar për planin franko-gjerman. /Telegrafi/