Eurodeputeti bullgar, Andrej Kovaçev u shpreh sërish se në Maqedoninë e Veriut ka shumë më shumë bullgarë se sa ka treguar regjistrimi i fundit.
“Të gjitha burimet historike thonë se në pjesa më e madhe etnike e Maqedonisë janë bullgarë. Me prejardhje ka mijëra, mbi 120-130 mijë me shtetësi bullgare”, u shpreh Andrej Kovaçev.
BGNES shkruan se në Në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, përfaqësuesi i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski ka bërë shkelje të rëndë të procedurave dhe rregulloreve.
Sipas mediave bullgare, deputetët bullgarë, Georg Georgiev dhe Denica Saçeva e kanë informuan kryetarin e Grupit të Partive Popullore me çka ka rezultuar me pezullim të Nikollovskit të flasë në grupin e EPP-së.
Kujtojmë se autoritetet bullgare vazhdimisht janë shprehur se ka shumë qytetarët nga Maqedonia e Veriut të cilët kanë pranuar se kanë prejardhje bullgare, ndërsa regjistrimi i fundit tregoi se afër 3.000 persona janë regjistruar si bullgarë./Telegrafi/