Eurodeputetët Ivo Vajgl, Richard Howitt, Eduard Kukan, kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë mbi zhvillimin e fundit në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Tresha i thërret partitë politike që bashkarisht të punojnë në të mirë të qytetarëve dhe shtetit, si edhe t’i kthehen përkushtimit të tyre ndaj marrëveshjes së Përzhinos, si rrugë e vetme për daje nga kriza.
Eurodeputetët besojnë se vendimi i kryetarit Ivanov për faljen e politikanëve, minon sundimin e ligjit, dhe se zhvillimet e fundit janë një rrezik i madh për stabilitetin e vendit, por edhe për perspektivën euro-atlantike./Telegrafi/