Site icon Telegrafi

Eurodeputetët Valsman dhe Kyuchyuk vizitojnë Kuvendin e Maqedonisë

Eurodeputetët, lehtësuesit e Procesit të Dialogut, Jean Monnet, Marion Valsman dhe Ilhan Kyuchyuk sot do të kenë takim me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Në takim, siç njoftojnë nga Kuvendi, do të marrë pjesë edhe ambasadori i Delegacionit të BE-së, David Geer.

Eurodeputetët Valsman dhe Kyuchyuk do të mbajnë edhe një seancë të shkurtër përgatitore me Grupin Punues për pjesëmarrje në Dialogun Jean Monnet.

Në kuadër të vizitës, eurodeputetët do të kenë takime individuale me nënkryetarët e Kuvendit, Goran Misovski dhe Hysni Ismaili dhe Sekretaren e Përgjithshme të Kuvendit, Cvetanka Ivanova, si dhe me koordinatorët dhe përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendit./Telegrafi/

Exit mobile version