Telegrafi

Eurodeputetët po kërkojnë hetime ndaj Milo Gjukanoviqit, Tony Blairit dhe disa politikanëve të tjerë

Eurodeputetët kanë nisur një propozim për të miratuar një rezolutë rreth “Pandora Papers” dhe për t’i bërë thirrje autoriteteve të vendeve të përfshira për të kryer hetime të përshtatshme.

Ndër politikanët e përmendur është edhe presidenti malazez, Milo Gjukanoviq, raporton rtcg.

“Ne shprehim keqardhje për faktin se një numër politikanësh, përfshirë vendimmarrës të nivelit të lartë të BE-së, e kanë gjetur veten në dokumentet e Pandoras dhe u bëjmë thirrje autoriteteve të Shteteve Anëtare të përfshira që të kryejnë hetime të përshtatshme për shkeljet e mundshme. Neve na vjen keq veçanërisht për politikanët si Andrej Babis “Anastasiades, Presidenti i Qipros, të cilët janë në Këshillin Evropian, gjithashtu Vopke Hoextru, Ministri i Financave i Holandës, Ilham Aliyev, Presidenti i Azerbajxhanit, ish-Kryeministri Britanik, Tony Blair, Milo Gjukanoviq, President të Malit të Zi dhe ish-ministër maltez dhe ish-komisioner i BE-së, John Dali”, tha ai.

Shtohet se të gjithë politikanët e përmendur në dokumentet e Pandorës dyshohet se janë të lidhur me kompanitë fiktive të hapura në disa vende.

Në fillim të muajit, Zyra e Prokurorit Special të Shtetit hapi një çështje në lidhje me pretendimet e Rrjetit për Afirmimin e Sektorit Joqeveritar (MANS) se Presidenti aktual Milo Gjukanoviq dhe djali i tij, Blazo përfunduan marrëveshje sekrete për menaxhimin e pronës së tyre në vitin 2012, duke u fshehur pas një rrjeti të ndërlikuar të kompanive të lidhura nga Britania e Madhe., Zvicra, Ishujt e Virgjër Britanikë, Panamaja dhe Gjibraltari. /Telegrafi/