Site icon Telegrafi

Eurodeputetët përshëndesin rekomandimin e KE-së për Maqedoninë e Veriut

Komisioneri i Zgjerimit të BE Johannes Hahn tha në fjalimin e tij hyrës përpara Parlamentit Evropian se të dyja vendet (Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria) kanë bërë përparim të konsiderueshëm në detyrat e reformës të ngritur vitin e kaluar nga Këshilli i BE.

“Maqedonia e Veriut vazhdon të përmbushë agjendën e reformave dhe të arriti një marrëveshje historike me Greqinë, e gjithë kjo jep një shembull se si të forcojë marrëdhëniet dypalëshe dhe është një shembull i shkëlqyeshëm dhe një dëshmi për fuqinë e tërheqjes së BE-së”, tha Han.

Eurodeputetë përshëndetën rekomandimin e KE-së për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

Në emër të Grupit Social Demokratik, eurodeputetja Katie Pirie, tha se “grupi im shpreson se që vendimi i qershorit do të jetë pozitiv për të dy vendet, kemi preferuar që të mos jetë një paketë, por një proces i bazuar në merita, por tani nuk ka asnjë arsye për ta shtyrë atë”.

Lexo po ashtu Komisioni Evropian rekomandon fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut

Raporti i KE-së në përgjithësi ka vërejtur përparim në të gjitha fushat./Telegrafi/

Exit mobile version