Në kuadër të debatit dhe votimit mbi rezolutën e Parlamentit Evropian për Maqedoninë, pritet që amendamenti që kërkon ekstradimin e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikola Gruevski nga Hungaria, të marrë mbështetje nga shumica e eurodeputetëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zv. ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Andrej Zhernovski, në prag të këtij votimit, këto dy ditë ka zhvilluar takime të shumta me deputetët nga të gjitha grupet politike në Parlamentin Evropian. Ai thotë se pret mbështetje të amendamenteve të Social Demokratëve në votimin e së enjtes.
“Kam realizuar takime me të gjitha grupet politike dhe kam përshtypjen se amendamentin e Social Demokratëve do të mbështeten, por pse jo edhe e të Gjelbrëve. Ajo që është e rëndësishme është se ata e ndjejnë nevojën për të hyrë pjesa për ikjen e ish-kryeministrit në raport”, thotë Zhernovski.
Mbështetja për amendamentin e Social Demokratëve pret edhe eurodeputeti Knut Fleckenstein, i cili thotë se nesër do të marrë mbështetje, duke përfshirë edhe “pjesë të mëdha të Partisë Popullore Evropiane, sigurisht pa PPE-në hungareze”.
Eurodeputeti është i bindur se çështja e azilit të Nikolla Gruevskit në Hungari nuk do të ngel vetëm në raportin e Parlamentit Evropian dhe thekson se institucionet së shpejti do të hapin debat më të gjerë./Telegrafi/