Eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan sot do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Maqedoni.
Siç njoftojnë nga Kuvend, eurodeputetët do të realizojnë takim me nënkryetarin e Kuvendit Vesel Memedi, pasi kryetari Talat Xhaferi sot do të udhëtojë për në Mal të Zi, ku do të merr pjesë në ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
Përveç takimit me Vesel Memedin, eurodeputetët Fleckenstein dhe Eduard Kukan pritet të kenë takim edhe me krerët tjerë politik në vend./Telegrafi/