Drilon Hajrizi është vendori i vetëm në ekipin e vitit sipas Eurobasket.com, ndërsa 5-shen e parë e përbëjnë katër lojtarë të Sigal Prishtinës dhe një i Bashkimit.
Jabarie Hinds (Prishtina), Justin Black (Bashkimi), Drilon Hajrizi (Prishtina), Mike Moser (Prishtina)dhe Nenad Delic (Prishtina) përbëjnë pesëshen më të mirë të vitit.
Ndërsa ekipi i dytë i vitit përbëhet nga: Robert Abramovic (Peja), Marko Popovic (Bashkimi), Samir Zekiqi (Trepça), Kayel Locke (Bashkimi) dhe Alban Veseli (Peja).