Site icon Telegrafi

Eurobasket, Kroacia triumfon me shumë mund kundër kundërshtarit të Kosovës

Një takim tejet interesant u zhvillua sot në kuadër të Grupit C, ku u takuan Hungaria dhe Kroacia.

Hungarezët, që do të jetë kundërshtar të Kosovës në kualifikimet e botërorit”Kina 2019”, treguan se janë një skuadër tejet e fortë dhe i bënë ballë Kroacisë deri në fund.

Por, shkëputja në rezultat u bë në çerekun e fundit, aty ku kroatët aplikuan mbrojtje tejet agresive dhe përmes sulmit të udhëhequr nga Bojan Bogdanovic e kthyen ndeshjen në anën e tyre.

Takimi përfundoi me rezultatin 58-67 në të mirë të kroatëve, ku më i miri ishte Bogdanovic me 23 pikë, derisa Hungaria u udhëhoq nga Zoltan Perl me 12 pikë.

Për t’u përmendur nga ky takim është fakti që Hungaria sot pati plot 21 kërcime në fazën e sulmit, një numër ky tejet i madh kur dihet që për kundërshtar e kishte Kroacinë dhe gjithashtu një statistikë që përfaqësuesja e Kosovës duhet ta ketë parasysh para dueleve me Hungarinë. /borozani/

Exit mobile version