Italia ka triumfuar në takimin e parë të kampionatit evropian të basketbollit.
Italianët nuk lejuan që të befasohen prej izraelitëve duke i mposhtur me rezultat 69-48.
“Azurrët” në pjesën e parë dëshmoi cilësitë e favoritit dhe për asnjë moment në vazhdim nuk e vuri në pikëpyetje fitoren e sigurt.
Çereku i parë i takoi bardhekaltërve me një epërsi prej gjashtë pikëve, 21:15.
Por, dhjetë minutshi i dytë i takoi skuadrës izraelite me rezultat 17:15.
Megjithatë, në dy çerekët e fundit të takimit italianët ishin më të mirë se Izraeli.
Fillimisht, periudhën e tretë e fituan me rezultat 15:09, i cili ishte edhe më çereku me më së paku pikë të shënuara nga secila skuadër.
Periudhën e fundit, Italia arriti ta mbrojë epërsinë e krijuar prej tre çerekëve të parë dhe kështu, triumfuan me rezultat 69-48.
Marco Belinelli ishte basketbollisti më i mirë te italianët me 18 pikë, po aq sa shënoi edhe Omri Casspi te Izraeli. /Telegrafi/