Greqia ka shënuar fitore në takimin e parë të kampionatit evropian të basketbollit, i cili po zhvillohet në katër shtete.
Grekët triumfuan kundër Islandës me rezultat prej 90-61, ku shkëlqeu basketbollisti Nikos Pappas.
Çereku i parë i takoi ballkanasve 26:10, por islandezët u treguan në dhjetë minutshin e dytë u treguan më të mirë dhe arritën të zvogëlojnë epërsinë e grekëve, ku pjesa e parë përfundoi 37:33.
Megjithatë, Greqia nuk lejoi befasi në pjesën e dytë dhe periudhën e tretë e përfundoi me një epërsi prej 12 pikëve, gjegjësisht 16 sosh.
Edhe në dhjetë minutshin e katërt Greqia tregoi cilësitë, ku edhe shënoi fitore me rezultat 90:61.
I vetmi lojtar me pikë dyshifrore te islandezët sot ishte Haukur Palsson me 21 pikë, ndërsa në fitoren e Greqisë u dalluan Nikos Pappas me 20 pikë dhe Georgios Printezis me 17 sosh. /Telegrafi/