Site icon Telegrafi

Eurobasket, Gjermania e fortë për Ukrainën

Gjermania e ka filluar me fitore kampionatin evropian të basketbollit të këtij viti.

Gjermanët shënuan fitore kundër Ukrainës me diferencë prej 12 pikëve, 75-63.

Megjithëse dhjetë minutshi i parë i takoi ukrainasve 16:09, pjesa e parë përfundoi në dobi të gjermanëve 39:33 në saje të 18 pikëve të yllit të NBA-së, Denis Schroder, i cili luan te Atlanta Hawks.

Në çerekun e tretë pancerët edhe më tepër shtuan epërsinë duke shënuar 19 pikë dhe pranuar pesë më pak.

Periudha e katërt ishte më e barabartë, ku Gjermania e fitoi me një pikë diferencë ndërsa rezultati përfundimtar në semafor tregonte shifrat 75:63.

Denis Schroder ishte basketbollisti më efikas i ndeshjes me 32 pikë, pesë kërcime dhe shtatë asistime, derisa te ukrainasit më i miri ishte Artem Pustovyi me 11 pikë dhe pesë kërcime. /Telegrafi/

Exit mobile version