Ishim dëshmitarë të një dueli fantastik mes Turqisë e Rusisë sonte!
Takimi i zhvilluar në Stamboll në kuadër të Grupit D u mbyll me humbjen e nikoqirëve, të cilët megjithëse patën një paraqitje fantastike.
Ndeshja ishte kryesisht e barabartë, me rusët që mund të thuhet se ishin në epërsi tejet të lehtë gjatë gjithë kohës.
Mirëpo, fituesi u vendos afro 30 sekonda para fundit, kur Aleksey Shved u tregua gjakftohtë dhe shënoi një trepikësh për rezultatin 68-72, ndërsa në aksionin e radhës Turqia e humbi topin e më pas shkaktoi faull, gjë që i dha fund ndeshjes, e cila në fund u mbyll me rezultatin 73-76 në të mirë të Rusisë.
Përveç Shvedit, i cili sonte shënoi 22 pikë, sonte te Rusia u dallua edhe qendra e mirënjohur Timofey Mozgov, që sonte pati 20 pikë e 9 kërcime, kurse te turqit u dallua Osman me 28 pikë e 7 kërcime. /borozani/