Telegrafi

Eurobasket, Çekia gjunjëzon Rumaninë

Në duelin e parafundit të ditës, Republika Çeke ka shënuar fitore ndaj Rumanisë vendase në takimin e luajtur në qytetin e Clujit.

Diferenca e takimit u bë në çerekun e tretë, aty ku Çekia e ‘shpartalloi’ totalisht Rumaninë, duke ia shënuar 22 pikë e duke pranuar vetëm 9, për ta krijuar kështu një epërsi të konsiderueshme.

Çekët arritën ta ruajnë deri në fund të takimin epërsinë dhe në këtë formë triumfuan me rezultat 68-83.

Më të dalluarit në këtë fitore të çekëve ishin Hruban me 25 pikë dhe Satoransky me “double-double” prej 20 pikëve e 13 kërcimeve, kurse te Rumania u veçua Moldoveanu me 24 pikë. /borozani/