Me fitoren e Belgjikës u mbyll ndeshja e parë e ditës së dytë të kampionatit evropian të basketbollit.
Belgjika triumfoi ndaj Britanisë së Madhe, në një takim ku britanikët u treguan përfaqësuese solide vetëm në çerekun e parë, e më pas Belgjika e filloi dominimin dhe takimin e mbylli me fitore 103-90.
Ajo që ra në sy ishte loja ekipore shumë e mirë e Belgjikës, gjë që u vërejt në faktin që 5 lojtarë belg shënuan pikë dyshifrore.
Gjersa në anën tjetër te Britania u dalluan Olaseni me 21 pikë e 11 kërcime dhe Clark me 20 pikë.