Qytetarët e Maqedonisë kanë më së paku besim në policinë mes anëtarëve të BE-së dhe shteteve kandidate për anëtarësim, tregon analiza e Eurobarometer.
Besim në polici kanë vetëm 34% e qytetarëve të Maqedonisë, ndërsa 61% nuk i besojnë. Besim më të madh në polici kanë finlandezët me 95%, danezët 93% dhe suedezët me 87%, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas Maqedonisë, më së paku besim në polici kanë sllovakët 43%, bullgarët 44%, malazezët 47% dhe serbët 48%.
Qytetarët e Maqedonisë pak i besojnë edhe ushtrisë. Gati 51% e të anketuarve kanë thënë se kanë besim në ushtri, ndërsa 41% nuk kanë.
Besim më të madh në forcat ushtarake përsëri kanë finlandezët 95%, pastaj danezët dhe frencezët me 88%.
Përgjithësisht në BE, besim në ushtri kanë 75% e qytetarëve, 19% nuk kanë besim, ndërsa 6% nuk kanë pasur përgjigje.
Analiza e Eurobarometer është realizuar në maj të këtij viti dhe janë bërë krahasime me analizën e nëntorit të vitit të kaluar, periudhë në të cilën ka pasur më shumë ngjarje politike në Maqedoni.
Si pasojë e krizës politike dhe ngjarjeve në Kuvend më 27 prill është vërejtur rënie e ndjeshme e besimit në policinë për 7%, ndërsa besimi në ushtrinë ka shënuar rënie për 2%./Telegrafi/