Site icon Telegrafi

“Euroaspahlt” sqaron transferimin e 7 mijë e 250 euro nga paratë e vjedhura të Thesarit

Njëri prej 17 transaksioneve të kryera nga  firma “LDA Group” pas pranimit të 2 milionëshit të vjedhur nga Thesari i Shtetit, figuron se është dërguar edhe në kompaninë e betonit “Euroaspahalt SHPK”, me lokacion në Bishtazhin të Komunës së Gjakovës.

Përmes një komunikate dërguar mediave, kjo kompani të cilës i janë transferuar 7 mijë e 250 euro, ka sqaruar se nuk ka qenë në dijeni se janë paratë e vjedhura të shtetit.

Sipas tyre, Valon Shala kanë kryer tri pagesa ndaj kompanisë së tyre, teksa ka shtuar se nuk kanë vërejtur diçka të dyshimtë gjatë kryerjes së pagesës.

Udhëheqesit e kësaj kompanie kanë thënë se janë të gatshme t’i kthejnë parat, nëse ato janë të vjedhura nga shtetit.

“Ne jemi të gatshëm me i kthy paret në të njëjtën llogari, nëse këto pare janë të vjedhura prej shtetit jemi të gatshëm, me i kthy në llogari. Nuk ka duhen ato pare, nuk na qojnë peshë jemi kompani shumë e madhe dhe serioze”, ka thënë pronari.

Lexo po ashtu Skema e vjedhjes së 2 milionë eurove - 17 llogaritë në të cilat u shpërndanë paratë e Thesarit të Shtetit

“Sot, kemi lexuar artikullin dhe këta persona ne nuk i njohim absolutisht. Ne e kemi një betonierkë në Bishtazhin të Komunës së Gjakovës, këta Kadri dhe Valon Shala kanë kanë lypur beton, bile edhe sot e kanë kontaktuar punëtorin e betonierkës me një numër të Turqisë. Dhe, ne nuk e dimë a kanë pasur tender për të ndërtuar shtëpi në Gjakovë apo diçka tjetër nuk e dimë. Punëtorët tonë e kanë detyrë me marrë porosinë dhe pastaj e qojnë betonin në disa lokacione, në disa shtëpi për këta, tek komuniteti romë. Por, ne nuk e dimë nga i kanë marrë parat ata”, pronari i kompanisë në fjalë për Insjaderin.

“Ata (Kadri e Valon Shala) kanë kërkuar beton në shumën prej 7 mijë e 250 euro, me i kthy në beton i bie diku 130-140-150 kubik. Tri pagesa i kanë kryer këta tek ne, përmes bankës. Unë i kam të gjitha fakturat e vulosura. Ne edhe sot i kemi quar beton këtij personi, por na nuk e kemi njohur. Ky person (Kadri Shala) e ka kryer porosinë përmes telefonit. Dhe fizikisht ka qenë para 2-3 jave, për me na bind qe mundemi me punu me ta, interesi jonë është me shit beton. Të gjitha pagesat i ka kryer me rregull, përveç kësaj të fundit që na ka mbetur borxh 800 euro”, ka sqaruar tutje.

Euroasphalt” është e regjistruar në ARBK në vitin 2008. Kryetari i Bordit të Drejtorëve të kompanisë është Kaltrin Kryeziu, drejtor dhe agjent i regjistruar Fatos Deva dhe anëtar i bordit Alban Fetoshi.

KËTU, mund ta lexoni sqarimin e plotë përfshirë fakturat e transaksionet e kompanisë Euroasphalt, njofton Telegrafi.

Exit mobile version