Ambasadori BE-së në Maqedoni Samuel Zhbogar do të bëhet qytetar nderi i komunës së Kumanovës, këtë e vendosën sot këshilltarët në seancën e 17-të të këshillit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Iniciativa për këtë propozim, që më më herët e shqyrtoi Komisioni për festimin e festave dhe ngjarjeve, e ka paraqitur kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrievski.
Në inciativë mes tjerash thuhet se ambasadori u provua si mik i vërtetë i qytetarëve të Komunës së Kumanovës, sepse ka dhënë mbështetje nëpërmjet zbatimit të disa projekteve infrastrukturore të rëndësishme për përmirësimin e cilësisë së jetës së Kumanovës, si dhe mbështetjen e tij për promovimin e proceseve demokratike në Kumanovë.
Në mesin e projekteve të mbështetura nga BE-ja dhe të mbështetura nga ambasadori është edhe ndërtimin dhe rindërtimin e rrjetit të kanalizimit në Kumanovë, si dhe shumë projekte të infrastrukturës, rikonstruktimin e shkollave në Kumanovë.
“Kontributi i tij padyshim se e ka dhënë edhe në përmirësimin e kushteve në arsim përmes rindërtimit dhe përshtatjes së shkollave, duke mundësuar një proces të arsimit cilësor, duke mbështetur perspektivën për të rinjtë”, thuhet në iniciativë./Telegrafi/