Site icon Telegrafi

“Euro-Worker“ ofrojnë punë sezoni në Maqedoni dhe shumë shtete tjera evropiane

„EuroWorker“ ka nevojë për personel për sezonin 2016 për në Maqedoni, Kroaci, Slloveni, Itali, Greqi, Gjermani, Britani të Madhe dhe Irlandë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për Maqedoni ata kërkojnë komercialistë, punëtorë në ndërtimtari, farmacistë, menaxherë restorantesh, kamerierë (me dhe pa përvojë), kuzhinierë, ndihmës në kuzhinë, piceri, shoferë për autobusë dhe furgona, prezantuese, modele për reklama dhe revy mode, shitës-e, higjienike dhe saldatorë.

Për në Gjermani kërkojnë “knauferë” (gips punues), elektricistë dhe hidraulik me njohje të gjuhës gjermane në nivelin А2.

Në Slloveni kërkojnë saldatorë me CO2, marangoz, murator, punëtorë të përgjithshëm nëpër fabrika, në Itali shërbyese në hotele me njohuri themelore të gjuhës italiane ose angleze të moshës nën 50 vjeçare.

Për punë në Kroaci kërkohen kuzhinierë dhe kamerierë për sistemin “A la card”, në Greqi kërkohen shërbyese dhomash, piceri, kuzhinierë, fizio-terapistë dhe kamerierë.

Në Britani dhe Irlandë kërkohen motra mjekësore dhe mjekë./Telegrafi/

Exit mobile version