Telegrafi

Euro vazhdon të forcohet kundrejt Lekut

Sot një euro blihej me 133,5 lekë dhe shitej me 134 lekë, ndërsa para një jave një euro blihej me 130,5 lekë dhe shitej me 131,1 lekë.

Euro ka qenë më e fortë ndaj lekut edhe kundrejt një muaji më parë, pasi është blerë me 127,6 lekë dhe është shitur me 128,2 lekë.

Ndërkohë, në krahasim me një vit më parë, kursi i këmbimit të euros ndaj lekut ka qenë në rritje, pasi një euro është blerë vjet me 121,1 lekë dhe është shitur me 121,6 lekë.

Në fillim të këtij viti, një euro blihej me 123,3 lekë dhe shitej me 123,8, ndërsa gjatë vitit të kaluar, euro e kishte kuotën më të lartë të këmbimit ndaj lekut në muajin mars, kur blihej me 125,3 lekë.