Telegrafi

Euro vazhdon rritjen përballë dollarit

Kjo është vlera më e lartë e euros ndaj dollarit amerikan që nga fillimi i muajit shkurt.

Muajin e kaluar euro u forcua për 7 për qind, ndërsa gjatë tetorit për 1.5 për qind.

Tregtarët flasin për luftë botërore të valutave, në të cilën vendet përpiqen që ta dobësojnë valutën e tyre.

Japonia dhe Brazili e kanë nënvleftësuar valutën e tyre, por kjo nuk pritet të ndodhë nga autoritetet e Bashkimit Evropian, gjë që ndihmoi rritjen e shpejtë të euros. /Telegrafi/