Site icon Telegrafi

Euro të falsifikuara konfiskohen në një bankë në Prishtinë

Të hënën në një bankë në lagjen Dardania në Prishtinë është konfiskuar një kartëmonedhë prej 500 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar, ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një komunikate, transmeton Koha.net.

“Ankuesja femër (shqiptare) punëtore në një bankë ka raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë prej 500 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar”, thuhet në komunikatën e Policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version