Site icon Telegrafi

Euro shënon rënie pas deklarimit të pavarësisë së Katalunisë

Tensionet ndërmjet Madridit dhe Katalunisë kanë ndikuar në rënien e valutës së euros.

Parlamenti katalunas sot shpalli pavarësinë nga Spanja, gjë e cila ndikoi që euro të humbë vlerën në krahasim me valutat tjera më të fuqishme botërore.

Sot euro shënoi rënie prej 0.6 për qind në 1.1579 dollarë, duke ngritur humbjen e përgjithshme këtë javë kundrejt dollarit në 1.7 për qind, që është vlera më e lartë në 11 muajt e fundit.

Exit mobile version