Monedha euro avancoi me 0.2 për qind mëngjesin e ditës së sotme, kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.1470 euro për dollarë amerikanë. Gjatë gjithë kësaj jave ajo shënoi një rritje prej 1.4 për qind.
Kundrejt jenit, dollari amerikan ishte në nivele të qëndrueshme mëngjesin e ditës së sotme dhe u këmbye me 111.28 dollarë amerikanë për jen, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët në më shumë se 14 javët e fundit.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit, avancoi me 0.05 për qind, duke shkuar në nivelin prej 96.247 .DXY. Gjatë gjithë kësaj jave që lamë pas indeksi i dollarit amerikan ra me 1.2 për qind, njëkohësisht edhe humbja e tij më e lartë që prej mesit të shkurtit të këtij viti.
Paundi britanik avancoi me 0.3 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.2690 paund britanik për dollarë amerikanë. /Telegrafi/