Site icon Telegrafi

Euro po tregtohet me 1.15 dollarë

Dollari amerikan u rrit kundrejt monedhave të tjera fal të dhënave të reja mbi rritjen e vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në mes të frikës nga një përshkallëzim i konfliktit tregtar Kinë-SHBA.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, paralajmëroi se ishte i gatshëm të ndërpres tarifat për pothuajse të gjitha importet kineze në Shtetet e Bashkuara, duke kërcënuar me tarifa tjera prej 267 miliardë dollarësh përveç 200 miliardë dollarëve që tashmë përballet me rrezikun e detyrimeve, përcjell Telegrafi.

Përfaqësuesi i tregtisë së SHBA-së, Robert Lighthizer, do të jetë në Bruksel për bisedime tregtare me Komisioneren e Tregtisë së Bashkimit Evropian, Cecilia Malmstrom. Këtë të enjte, Banka Qendrore Evropiane do të mbajë takimin e ardhshëm të politikës monetare.

Aktualisht euro po tregtohet me 1.155 dollarë amerikan. /Telegrafi/

Exit mobile version