Telegrafi

Euro po i rikthehet mbiçmimit ndaj lekut

Euro në raport me lekun është këmbyer për 142.58 lekë nga 142.10 lekë që ishte tre ditëve më parë.

Në dhjetë ditët e fundit euro ka pësuar një rritje me më shumë se 1.5 lekë, ose 1 për qind, ndërsa krahasuar me një vit më parë leku është zhvlerësuar me rreth 7 për qind. Në këto kushte, individët që kanë këste kredie për t’i paguar në euro janë duke u përballur me vlera të larta.

Për ata që kanë marrë kredi të paktën 5 vjet më parë, sot po i paguajnë këstet me vlerë rreth 2500 lekë më të shtrenjtë. Megjithatë, për Bankën e Shqipërisë situata nuk ka asnjë element që bën të jesh i shqetësuar, pasi çdo efekt do të kalojë shumë shpejt.

Euro po forcohet edhe kundrejt monedhave të tjera, përfshi dollarin amerikan. Në këto kushte, forcimi i euros i bën mallrat e importit të kenë çmime të larta, kurse qeveria rrit të ardhurat në doganë. /Telegrafi/